Flash

E motra është lidhur me juventinin McKennie, interisti Frattesi: "E kam bllokuar në rrjetet sociale"

Lapsi.al 12 June 2024
E motra është lidhur me juventinin McKennie, interisti Frattesi:
Davide Frattesi dhe motra e tij Chiara janë shumë të afërt edhe pse dashuria e saj për ngjyrat bardhezi e ka bërë lojtarin e Inter të rrudhte buzët. Në fakt, konfliktin e besimit të ngjyrave brenda shtëpisë sulmuesi zikaltër e ka treguar përmes një episodi.

CHIARA E MCKENNIE

Chiara Frattesi në muajt e fundit ka dalë hapur për lidhjen e saj me mesfushorin e Juventus McKennie. Javët e fundit ka pasur zëra për një krizë mes tyre, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Motra e sulmuesit të Inter u shfaq në fushën e Olimpico, duke festuar së bashku me amerikanin Kupën e Italisë të fituar nga Juventus.

REAGIMI I FRATTESI

"Pas Kupës së Italisë e bllokova për katër ditë në të gjitha rrjetet sociale. Tallemi me njëri-tjetrin dhe nuk më shqetëson që ajo është kaq e ekspozuar. Secili ka jetën e tij, nuk mund të futësh askënd nën një vazo qelqi". Ironikisht, mesfushori i Inter e zbuloi episodin për Repubblica, duke nënvizuar edhe një herë lidhjen e ngushtë me motrën e tij. Lexo më tej: "Nuk arrij të fle, kam makthe": postimi i interistit Frattesi i referohet portierit rezervë të Veronës Perilli Ndërkohë, Frattesi po përballet me një tendosje të vogël të muskujve, e cila po shqetëson trajnerin Spalletti. Sidoqoftë, sulmuesi duhet të jetë në fushë kundër Shqipërisë, në ndeshjen e parë të dy kombëtareve në Grupin B të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI