Flash

Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja, Rudiger e Fullkrug gati rrihen

Lapsi.al 12 June 2024
Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja,

Për dy ditë do të nisë Euro 2024, kompeticion i cili është në edicionin e 17-të dhe që do të mirëpritet nga Gjermania. E pikërisht në shtëpinë gjermane, në prag të turneut, atmosfera nuk është plotësisht e qetë. Sipas asaj që mësohet nga kampi stërvitor në Herzogenaurach të Bavarisë, dy lojtarë, kundërshtarë në finalen e Champions, Rudiger e Fullkrug për pak përfunduan te duart, pas një debati të rëndë gjatë stërvitjes. Ndërhyrja e stafit ishte e nevojshme për të qetësuar gjërat.

TENSIONI TE GJERMANIA NË MAJË

Kanë mbetur vetëm 2 ditë nga Gjermani-Skoci, ndeshja hapëse e Euro 2024 e planifikuar në Allianz Arena të Mynihut, dhe një lajm mjaft alarmant ka ardhur nga grumbullimi i ekipit vendas. Klima në dhomat e zhveshjes do të ishte në fakt çdo gjë tjetër veçse e qetë jo. Prapaskena është shfaqur në orët e fundit dhe tregon për dy lojtarë të skuadrës së Nagelsmann, të cilët duket se pothuajse janë përplasur fizikisht gjatë stërvitjes së djeshme. Rudiger e Fullkrug, në fakt, garuan si kundërshtarë në finalen e Champions League rreth 10 ditë më parë.

Antonio Rudiger dhe Niclas Fullkrug janë dy lojtarët e përfshirë në sherr (pothuajse). Mbrojtësi i Real Madrid dhe sulmuesi i Borussia Dortmund po kryenin një stërvitje si kundërshtarë, kur pas një seri mbajtjesh qendërsulmuesi ra në tokë duke sharë mbrojtësin. I ngritur menjëherë në këmbë, Fullkrug u vërsul ballë për ballë me bashkatdhetarin e tij dhe pas disa shtytjesh me duar arritën një hap nga përleshja.

Lexo më tej: Video/ Palestër e fushë, Sylvinho kërkon rritje fizike: 4 ditë nga debutimi, situata te kuqezinjtë

Ishte Sandro Wagner, zëvendësi i Nagelsmann, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, edhe pse tensioni ka mbetur mjaft i lartë. Rudiger duartrokiti në mënyrë ironike shokun e kombëtares gjatë një pushimi për të shuar etjen. Vetëm pasi mbrojtësi i Real doli nga grupi për punë të personalizuar atletike me përgatitësin, çështja u mbyll. Për momentin...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI