Flash

I mori përmes mashtrimit 108 mijë euro 54-vjeçares, arrestohet punonjësi i bankës në Tiranë

Lapsi.al 12 June 2024
I mori përmes mashtrimit 108 mijë euro 54-vjeçares, arrestohet

Arrestohet një 32-vjeçar në Tiranë. Mësohet se ndaj 32-vjeçarit Klevis Berberi, rëndojnë akuzat për veprat penale falsifikimi i vulave, mashtrimi dhe shpërdorimi i detyrës.

Bëhet me dije se Berberi përmes mashtrimit i ka marrë një 54-vjeçareje 108 mijë euro për blerjen e një prone duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës. Pas aktit noterial Berberi ka shitur pronën për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin "Banker".

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", "Mashtrimi" me pasoja të rënda, dhe "Shpërdorimi i detyrës".

32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti noterial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK sot rreth orës 10:00. Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqë...

10:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI