Flash

“Jemi këtu me meritë, duam fitoren me Italinë”: Laçi entuziast para ndeshjes, heq presionin nga Sylvinho

Lapsi.al 12 June 2024
“Jemi këtu me meritë, duam fitoren me Italinë”:
“Se kush nis nga fillimi e vendos trajneri. Të gjithë lojtarët janë gati, djemtë po punojnë shumë fort. Si të luajmë 1 minutë, si nga fillimi, si 5 minuta duhet të jemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe do të japim maksimumin”. Qazim Laçi nuk ushtron presion mbi trajnerin në vigjilje të debutimit me Italinë. Mesfushori i ekipit Kombëtar, në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen, foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B. “Ndeshja e parë është pak më e vështirë për të gjitha ekipet, si për ne si për Italinë. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi dhënë maksimumin në kualifikuese, kemi bërë ndeshje të mira dhe kështu do të vazhdojmë. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve te ndeshja e pare”. Sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund. Laçi, numri 14 i Kombëtares, tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë. “Të tre kundërshtarët tanë janë shumë të fortë. Secili prej tyre ka cilësitë e veta dhe është e vështirë të bëj një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtar me diferencat dhe karakteristikat e veta. T’i marrim ndeshjet me radhë”. Lexo më tej: Video/ Kombëtarja ul ritmin para Italisë: Sylvinho “urdhëron” vetëm një seancë stërvitore Sidoq të jetë, e gjithë çështja është nëse Shqipëria është gati për ndeshjen e parë me Italinë, gjë për të cilën Laçi nuk ka asnjë dyshim: “Patjetër, të gjithë lojtarët janë gati. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë dëmtim, kjo është kryesorja. Ndeshja e parë do jetë pak me stres pasi është takimi i parë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI