Flash

Një shtatore për Tony Blair në Ferizaj (FOTO)

Lapsi.al 12 June 2024
Një shtatore për Tony Blair në Ferizaj (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", tha se është nderuar lidershipi i patrembur i Blair dhe mbështetja e palëkundur për çlirimin e Kosovës.

“Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt. Faleminderit, kryeministër Blair!”, ka thënë Krasniqi.

Blair ditë më parë qëndroi në Kosovë, por nuk mundi të marrë pjesë në përurimin e shtatores. Ish-kryeministri britanik, Tony Blair vizitoi Kosovën për të tretën herë pas përfundimit të luftës. Ai ishte njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999. 25-vite pas ndërhyrjes së NATO-s, Blair tha se ishte i bindur se ai ishte vendimi i duhur dhe se sot duhet të qëndrojnë edhe më shumë krah popullit të Kosovës.

Të këshilluara

Loja e madhe e Ibrahim Rugovës

Nga Adriatik Kelmendi Presidenti Rugova e kuptonte se nuk është e rëndësishme vetëm të kesh të drejtë, por t’i bindësh edhe të tjerët se ke të drejtë. E kjo...

20:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI