Flash

Përd*unoi shqiptaren, Robinho e jeta e në burg në Brazil: ja çfarë bën ish-sulmuesi i Milan

Lapsi.al 12 June 2024
Përd*unoi shqiptaren, Robinho e jeta e në burg në Brazil: ja

Ish-sulmuesi ndër të tjera, i Real Madrid dhe Milan, Robinho po vuan dënimin me 9 vite burg në Tremembé për një përdhunim të kryer gjatë kohës që luante për kuqezinjtë në Itali. Pasi u arratis në Brazil për t'i shpëtuar burgut, ish-ylli i Selecao u dënua edhe në vendin e tij dhe tani pas hekurave po përpiqet të ndërtojë një jetë të re. Një jetë e re vite dritë larg shkëlqimit dhe pompozitetit të një futbollisti elitar...

ROBINHO E JETA E RE NË BURG

Robinho u dënua nga Gjykata e Lartë e Brazilit me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare, kryer në vitin 2013, në një klub nate në Milano. Ish-sulmuesi, pasi u dënua në Itali, u përpoq të shmangte burgun duke u kthyer në Brazil, por marsin e kaluar gjykata braziliane pranoi kërkesën e Italisë që ish-futbollisti të vuante dënimin në vendlindjen e tij.

Lexo më tej: Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për përdhunimin e shqiptares, frikë nga keqtrajtimet

Robinho tani po vuan dënimin e tij në Tremembé, i përcaktuar në Brazil si "burgu i njerëzve të famshëm". Atje ai po përpiqet të rindërtojë një jetë larg futbollit dhe po ndërmerr kurse të ndryshme trajnimi për t'u bërë elektricist, duke rregulluar televizorë, radio dhe pajisje të tjera elektronike. Përveç kësaj, ai drejton një program leximi që u shpërndan libra të burgosurve të tjerë. Një mënyrë, ndoshta, për të marrë një dënim të reduktuar, ose të paktën për të hyrë në një regjim më fleksibël të paraburgimit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI