Flash

Tenderi 18 milionë euro/ Pse mbahet ende sekret kompania që restauroi godinën e ish Hotel Dajtit?

Lapsi.al 12 June 2024
Tenderi 18 milionë euro/ Pse mbahet ende sekret kompania që restauroi

Nga Ola Xama

Pa i hyrë në detaje konferencës bajate, ku dominonte klisheja “jemi shumë të mirë të gjithë”, ditën e gjysëm-inagurimit të godinës së ish-Hotel Dajtit doja të kujtoja historinë e tenderit ‘sekret’.

Banka e Shqipërisë vazhdon të refuzojë publikimin e emrit të kompanisë që ka kryer punimet, ndërsa mbetet e panjohur për publikun vlera faktike e faturave të paguara. Fillimisht kontrata parashikonte shumën 18 milion euro për restaurimin e ndërtesës, por nuk dihet nëse është pranuar pretendimi i kompanisë (me emër të falsifikuar) për shtesë të vlerës së kontratës, apo nëse banka qëndrore ka vjelë penalitetet për 3 vitet vonesë të përfundimit të punimeve.

Kompania italiane që fitoi fillimisht tenderin në pranverën e vitit 2018, C.G.F Construzioni Generali, nisi një vit më pas procedurat për shpalljen e falimentit, ndërsa në Tiranë u klonua një kompani me emër të njëjtë por me një pronar tjetër, me shumë gjasa ‘presta nome’. Nga takimet që kam bërë në kohën që po merresha me këtë investigim, të gjitha rrugët të çojnë te emri i firmës AD Star, e cila rezulton se ka kryer pjesën më të madhe të punimeve.

AD Star është një nga kompanitë që është kontraktuar nga Kryeministria në tetor të vitit 2017 për të kryer punimet e rikonstruksionit të saj. Në total janë paguar 3.5 milion euro për firmën AD Star, por dhe këtu kontrata është klasifikuar sekrete.

Për mua nuk do të kishte diskutim për ngjyrën e tapetit në inagurimin e godinës apo se do të mungonte qeveria dhe Kryeministri. Padyshim që reagim nuk do të kishte as nga opozita, e cila në rastin e bankës qëndrore duket se shqetësimi i vetëm që ka, është nëse ka dalë mirë guvernatori në seancën dëgjimore të komisionit…

Të këshilluara

Tjetër aksident me vdèkjé

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e d...

17:57

Promovojmë figurat e kombit tonë

Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo ...

15:59

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI