Flash

VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlamentin italian

Lapsi.al 12 June 2024
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlamentin italian

Një incident ka ndodhur në dhomën e deputetëve të parlamentit italian. Mes deputetëve ndodhi një përplasje fizike kur po diskutohej ligji autonominë e diferencuar. Shkak u bë një gjest i deputetit të “Lëvizjes 5 yje”, Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t'i sillte një flamur trengjyrësh ministrit për pushtetin lokal Roberto Calderoli. Në këto momente ai u godit dhe më pas ra në tokë.

Deputeti Donno u detyrua më pas të dilte me karrige me rrota pas marrjes së ndihmës nga mjekët e urgjencës. Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve italianë, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut, të Mateo Salvinit. Gjatë përleshjes është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

“Sulmi që ndodhi në sallë ndaj Leonardo Donno është një akt shumë i rëndë dhe i turpshëm. Deputeti ynë ka dashur t’i dorëzojë vetëm një flamur italian ministrit Calderoli, kur u sulmua fizikisht nga deputetët e mazhorancës, duke përfshirë edhe anëtarin e Ligës së Veriut, Lezzi, duke u goditur me grushte dhe duke përfunduar në tokë.

Kërkojmë të merren masa serioze dhe të menjëhershme kundër këtij akti të kryer brenda institucioneve që njollos demokracinë tonë” – thuhet në një deklaratë të “Lëvizjes 5 yjet”. Pas incidentit seanca u pezullua dhe do të rinisë vetëm të enjten. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Loja e madhe e Ibrahim Rugovës

Nga Adriatik Kelmendi Presidenti Rugova e kuptonte se nuk është e rëndësishme vetëm të kesh të drejtë, por t’i bindësh edhe të tjerët se ke të drejtë. E kjo...

20:50

Tjetër aksident me vdèkjé

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e d...

17:57

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI