Flash

Video/ "TM në Stadium": Juventus zyrtarizon me stil teknikun e ri Thiago Motta

Lapsi.al 12 June 2024
Video/ "TM në Stadium": Juventus zyrtarizon me stil teknikun e ri
Më në fund është zyrtarizuar: Thiago Motta është trajneri i ri i Juventus. Klubi bardhezi njoftoi punësimin e teknikut italo-brazilian me kontratë deri në vitin 2027: "Jam shumë i lumtur që filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventus - ishin fjalët e para të ish-teknikut të Bolonjës -. Falënderoj pronësinë dhe drejtuesit, të cilëve u siguroj të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventus lart dhe për t'i bërë tifozët të lumtur".

KOMUNIKATA

“Është zyrtare: trajneri i ardhshëm i Juventus do të jetë Thiago Motta. Trajneri italo-brazilian ka nënshkruar një marrëveshje me Juventus, deri më 30 qershor 2027. Lexo më tej: Thiago Motta ka firmosur kontratën me Juventus: takimi në Lisbonë me Giuntolin edhe për merkaton Dyzet e dy vjet ende për t'i mbushur, Thiago Motta e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2018, duke u nisur nga ekipi i të rinjve të Paris Saint Germain, ekipi me të cilin ai kishte përfunduar aventurën e tij të lojës disa muaj më parë. Në Itali ai mbërriti në pankinën e Genoas në vitin 2019 dhe më pas drejtoi Spezia dhe Bologna, skuadër në të cilën në dy vitet e fundit ai arriti të shfrytëzonte idetë e tij të lojës dhe me të cilën arriti një kualifikim historik në Champions League".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI