Flash

Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, iu kap drògē me vlerë 1 mln euro

Lapsi.al 13 June 2024
Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, iu kap drògē me vlerë 1 mln

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, e cila i gjeti në automjetin që drejtonte një sasi lënde narkotike me vlerë 1 mln euro, nëse do të hidhej në treg.

Shqiptari u arrestua në Bolzano Sud, teksa ishte ndalur përpara një kabine ku kryen pagesat.

Policia shkoi për kontroll pasi shqiptari kishte ndalur mjetin dhe nuk po lëvizte duke krijuar probleme në qarkullim.

Ishte ora 18:15 e pasdites së të mërkurës, kur një furgon ndaloi për minuta të tëra në kabinën e pagesës së autostradës, pa paguar tarifën, ndoshta duke pritur lëvizjen e policëve, që kishin ngritur një postobllok pak pas daljes në autostradën A22 .

Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi , kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.

Në atë moment u vendos që të vazhdohej me kontrollin e plotë të dy pasagjerëve dhe mjetit, gjatë të cilit në pjesën e pasme të furgonit u gjet një çantë e zezë prej pëlhure , e fshehur mirë mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake. Brenda kishte 10 pako me vakum me marijuanë, me një peshë totale prej 5.5 kg .

41-vjeçari shqiptar, në gjendje të mirë me leje qëndrimi dhe me profesion zejtar, më pas është shpallur në arrest për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike .

Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza , me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro.

Të këshilluara

Bashës i ikën deputetja e parë

Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës. Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë vendim pasi Gj...

16:14

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI