Flash

Beleri për Reuters: Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im të premten!

Lapsi.al 13 June 2024
Beleri për Reuters: Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte

Fredi Beleri, eurodeputeti i zgjedhur i Greqisë, ka folur për agjencinë e njohur Reuters përpara ditës së premte, kur do të mbahet seanca në apel për dënimin e tij në Shqipëri me akuzat për blerje votash.

Beleri tha për Reuters se këto akuza janë false dhe të motivuara politikisht.

“Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im,” tha Beleri për Reuters në një intervistë telefonike nga burgu.

“Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër”.

Sipas agjencisë Reuteres, "rasti i Beleris ka acaruar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinjëve ballkanikë, lidhjet e të cilëve shpesh janë acaruar për shkak të dallimeve kulturore dhe historike, si dhe emigrantëve të shumtë shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri".

“Shqipëria nuk mund të sillet sikur nuk është shtet evropian,” tha Beleri.

Beleri tha se pranimi i Shqipërisë në BE ishte në interesin më të mirë të të dy vendeve.

"As unë dhe, besoj, qeveria greke nuk kemi asnjë qëllimi të dëmtojmë anëtarësimin e ndonjë vendi," tha ai.

“Por një Shqipëri por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket BE-së”, tha ai.

“Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë”, tha ai.

“Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himares dhe populli grek”.

Të këshilluara

Loja e madhe e Ibrahim Rugovës

Nga Adriatik Kelmendi Presidenti Rugova e kuptonte se nuk është e rëndësishme vetëm të kesh të drejtë, por t’i bindësh edhe të tjerët se ke të drejtë. E kjo...

20:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI