Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Berisha bën sërish thirrje për bashkim: Me Ramën nuk ka zgjedhje

Lapsi.al 13 June 2024
Berisha bën sërish thirrje për bashkim: Me Ramën nuk ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që shqiptarët të bashkohen për të mos i dhënë më pushtetin Edi Ramës.

“Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra. Ju rikujtoj këtu ju se gjatë diktaturës, shumica e njerëzve mendonin krejt ndryshe për realitetin dhe regjimin. Por, atë mendim e mbanin për vete dhe diktatura forcohej çdo ditë dhe ajo ishte një mbështetje për diktaturën.

Prandaj qytetarë dhe qytetare, të mos rrimë duke folur me vete, duke kritikuar, qortuar me vete këtë regjim çnjerëzor të pafytyrë, por të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë. Të bashkohemi, të gatshëm për çdo sakrificë! Nuk ka gjë më vetëposhtëruese.

Nuk ka gjë më të pafalshme se kur e sheh me sytë e tu se Edi Rama me patronazhistë, me aktivistë, me dhjetëra milionë euro, me banditë nga të 4 anët e vendit, me përjashtime nga listat, të vjedh zgjedhjet, të vjedh votën dhe ti nuk ngrihesh. Vetëmashtrohesh, flet për zgjedhje, flet për votë, flet për kandidatë me xhelatin e zgjedhjeve në pushtet. Me xhelatin e votës së lirë në pushtet” – tha Berisha që pati edhe një ftesë për mosbindje cvivile.

“Atëherë do lejojmë ne, do qëndrojmë ne opozitë në letër apo opozitë mosbindje civile, dhëmb për dhëmb gjersa ta mposhtim të keqen. U bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, u voni të vërtetën vetes suaj dhe njëri-tjetrit, u thoni të vërtetën qytetarëve se me Edi Ramën, vota jonë ka zero vlerë. Se me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje. Se me Edi Ramën, në zgjedhje firmosin mandatin e tij. Turpin tonë, nënshtrimin tonë, poshtërimin tonë kurrë nuk duhet ta pranojmë” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI