Flash

"Kokat" drejtonin nga Dubai e Turqia, Europol godet kartelin ballkanik të kokainës

Lapsi.al 13 June 2024
"Kokat" drejtonin nga Dubai e Turqia, Europol godet kartelin ballkanik

Europol ka arrestuar 40 persona dhe janë sekuestruar tetë tonë kokainë si rezultat i një operacioni katërvjeçar të policisë ndërkombëtare që synonte rrjetin kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie.

Hetimi disavjeçar që u drejtua nga forca spanjolle Guardia Civil dhe e koordinuar nga taskforca operacionale e EUROPOL-it, zbuloi se një kartel ballkanik po përdorte qendra logjistike në Afrikën Perëndimore dhe Kanarie për të kontrabanduar kokainë nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në vendet e BE-së, raportoi të enjten “The Guardian”.

Pasi droga arriti në Evropë, ajo u shpërnda në të gjithë kontinentin duke përdorur qendra të trajtimit në Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, EUROPOL-i tha se drejtuesit e këtij karteli janë vendosur përkohësisht në Turqi dhe Dubai.

“Nga atje, ata operuan qendrat e kontrollit dhe komandës së rrjetit kriminal. Hetimet në këtë rrjet identifikuan një kërcënim të rëndësishëm – aftësinë e akterëve kriminalë për të bashkëpunuar ngushtë në baza afatgjata në vende për të lehtësuar operacionet e tyre të trafikut të drogës në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratën e EUROPOL-it.

EUROPOL-i tha se bashkëpunimi midis nëntë forcave kombëtare – Brazilit , Belgjikës, Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Serbisë, Spanjës, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe – ka rezultuar vendimtar për kapjen e rrjetit

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI