Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Lubonja: Ju them pse Rama nuk ka frikë nga SPAK

Lapsi.al 13 June 2024
Lubonja: Ju them pse Rama nuk ka frikë nga SPAK

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se nëse për 5 vjet do të mund të pastrohej ky vend, do e mbështeste SPAK, por nuk beson se kjo mund të ndodhë.

I ftuar në studion e emisionit "Open" në News 24 ku është debatuar mbi hetimin që SPAK po kryen ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe akuzat e këtij të fundit ndaj SPAK, Lubonja tha se i paprekshmi i vetëm që ka qenë në Shqipëri, është ai që ka qenë në krye të shtetit.

“Ka qenë Sali Berisha dikur, pra figura numër 1 në Shqipëri. Por çështja është se kjo vijon ende, pra kemi një Edi Ramë të paprekshëm, që nuk ka frikë fare. E dëgjoni ju kur flet Edi Rama? Një Kryeministër që jep leje për kulla, ka dhënë një tjetër 24 katëshe tjetër në qendër të Tiranës. Po fut krimin në ekonomi, atëherë kur do të ndërhyjë apo veprojë SPAK?

Dosja e famshme “Metamorfoza” ccfarë bie në sy atje? Krimi i vetëm që akuzohen këta është tentativa për vrasje, ndërkohë që këto janë banda që kontrollojnë terrenin, që kanë bërë krime elektorale, që kanë marrë status investitori strategjik, që janë ndihmuar nga ky Kryeministër, që pastrojnë para, Kryeministri nuk ka frikë”, - tha Lubonja.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI