Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Pas vulës/ Dy deputetë të Bashës i bashkohen Berishës

Lapsi.al 13 June 2024
Pas vulës/ Dy deputetë të Bashës i bashkohen Berishës

Vendimi për vulën dhe logon e Partisë Demokratike ka trazuar ujërat në kampin e Lulzim Bashës. Pas vendimit të Apelit kanë qenë disa propozime për të ardhmen e grupimit ndaj nuk u bë e mundur që të merrej një vendim. Disa propozuan krijimin e një partie të re ndërsa të tjerë kërkuan bashkimin nën një logo. I pari që dha një sinjal të kalimit drejt grupit “Berisha – Bardhi” ishte deputeti Kreshnik Çollaku.

Në një postim në Facebook ai shkroi: “Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike” duke mos dhënë më shumë sqarime.

Një ditë më pas edhe deputetja Eralda Bano e qarkut të Fierit ishte më e qartë duke deklaruar largimin nga grupimi i Lulzim Bashës.

“Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë.

Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë” – shkroi Bano.

Në fjalimin e tij nga dritarja, ditën e dhënies së vendimit Berisha u bëri thirrje të gjithë deputetëve të PD-së të bashkohen në të njëjtin grup. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Berisha fton deputetët e Bashës: Të lëmë pas mëritë, ejani në grupin tonë

Vula/ Berisha: “Sot e mundëm Ramën”. A është e vërtetë?

Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI