Flash

Sondazhi: E djathta e Le Pen pritet të fitojë parlamentin me zgjedhjet e reja në Francë

Lapsi.al 13 June 2024
Sondazhi: E djathta e Le Pen pritet të fitojë parlamentin me zgjedhjet

Grupi i të djathtës franceze Mitingu Kombëtar i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për herë të parë kontrollin në parlament me 31% të votave, teksa Rilindja e presidentit Emmanuel Macron do të renditet e treta me 18%, më pak se një aleancë e partive të majta që do të fitojë rreth 28% të votës, parashikonte sot një sondazh i publikuar nga mediat në vend. Sondazhi i agjencisë Elabe për rrjetin vendas BFMTV dhe të përditshmen ‘La Tribune Dimanche’ u publikua sot pasi mori mendimin online të 1,502 të rriturve dje dhe sot.

Më herët Macron kishte deklaruar se nuk do të dorëhiqet nëse partia e tij humbet në zgjedhjet e thirrura parakohe në fund të këtij muaji. Rrjeti Newsmax tha se sondazhi tregonte më tej 39% e të anketuarve preferonin liderin e ri politik të zgjedhur nga Le Pen, Jordan Bardella, për tu bërë kryeministër, përkundër kryeministrit aktual Gabriel Attal i cili mori 36% të mbështetjes.

Le Pen konsiderohej më parë si favorite për zgjedhjet e rregullta të 2027 teksa Macron, i cili kufizohet në dy mandate në post, nuk do të kërkojë rizgjedhjen. Më tej shumica e pjesëmarrësve, 72%, besonin se Macron, i cili ishte presidenti parë i zgjedhur me rregullin e ri në 2017, është një pengesë për partinë e tij.

Të dielën presidenti shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të reja pas humbjes në votën e parlamentit evropian. Vota për dhomën e ulët të parlamentit do të kryhet më 30 qershor. Nje tjeter raund votimi do te kryhet me 7 korrik Nëse partia e Le Pen fiton shumicën në parlament, Macron do të mbetet me shumë pak pushtet në tre vitet i kanë mbetur në zyrë. Partia e Macron ka 169 nga 577 deputetët e Dhomës ë Ulët në Francë, ndërsa partia e Le Pen 88.

Të këshilluara

The Times: Ukrainën nuk po e drejton Zelensky

Shumë zyrtarë ukrainas janë ankuar për të përditshmen britanike The Times për fuqinë në rritje të shefit të kabinetit të Zelensky-it, Andrey Yermak, i cili ata ...

13:23

Tërmet i fortë në Greqi

Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë, Greqi. Mediat greke raportojnë se tërmeti në Rodo...

20:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI