Flash

Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë (harron protestat e PS me djegie gomash në opozitë)

Lapsi.al 13 June 2024
Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë

Erion Veliaj tha sot se një opozitë që djeg goma, nuk bën dot asnjë punë, por veç të djegë Shqipërinë. Me dashje Veliaj harron vitet e opozitës së PS, kur po njësoj ata bllokonin rrugët në Shqipëri duke djegur goma. Nëse kthehesh pas në kronikat e kohës, gjen raportime të shumta të militantëve të PS nëpër Shqipëri teksa bllokonin rrugët kryesore të vendit me djegie gomash.

"Kush ka djegur vetëm goma, vetëm mund ta djegë Shqipërinë, dhe kush i ka veshur nënat me të zeza, vetëm mund t’i veshë akoma me të zeza”, tha Veliaj gjatë një takimi partiak në Tiranë.

Për t'i bërë qejfin shefit të tij, Veliaj foli për mandat të katërt të socialistëve vitin tjetër.

“Ne kemi të gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit që, në vitin tjetër, t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi: Kemi mbajtur çdo fjalë për këtë njësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim pasuror nga SPAK bashkë me familjarët e tij. Ndërsa është marrë në pyetje për aferën e dosjes "5D" dhe skemën mafioze të vjedhjes me inceneratorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI