Flash

Çuditen gjermanët, rreth 50.000 shqiptarë do të jenë në Europian!

Lapsi.al 14 June 2024
Çuditen gjermanët, rreth 50.000 shqiptarë do të jenë

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që do të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, në “Signal Iduna Park”, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh i tifozëve të çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Ndonëse pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Borussia Dortmund, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, kapaciteti për ndeshje e Europianit do të jetë i reduktuar në 62 mijë tifozë.

Referuar raportimeve të mediave spanjolle, nga 62 mijë vetë rreth 50 mijë do të jenë tifozë shqiptarë në një “uragan të vërtetë kuqezi”, ndërsa më pak se 10 mijë do të jenë mbështetësit e Italisë. Tifozët e Shqipërisë kanë blerë bileta jo vetëm në zonën e tyre por edhe në zonat neutrale të stadiumit dhe pritet të krijojnë një super atmosferë në këtë përballje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI