Flash

PAMJET/ Helikopteri “Cougar” ndërhyn për shuarjen e zjarrit në Shkodër

Lapsi.al 14 June 2024
PAMJET/ Helikopteri “Cougar” ndërhyn për shuarjen e

Një helikopter Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave Ajrore të Shqipërisë janë mobilizuar për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ditën e sotme, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.

Raportohet se menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.

Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Sakaq, forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit.

"Live nga ndërhyrja e helikopterit Cougar, i cili ka bërë që situata e zjarrit në lagjen Qafhardhi në Shkodër të përmirësohet. Me hedhjen e ujit nga ajri, flakët tashmë janë nën kontroll. Operacioni vijon për izolimin e plotë të tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi" - shkroi ministri Peleshi në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI