Flash

PAMJET/ Vihet nën kontroll zjarri masiv në tregun e Shkodrës

Lapsi.al 14 June 2024
PAMJET/ Vihet nën kontroll zjarri masiv në tregun e Shkodrës

Një zjarr i përmasave të mëdha ra rreth orës 18:55 të pasdites së kësaj të premteje në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës. Flakët përfshinë tregun e rrobave të përdorura. Forca të shumta zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes.

Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Flakët përfshinë edhe disa banesa. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili tha se pas shumë përpjekjeve flakët u vunë nën kontroll.

“Ka një orë e gjysmë që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini. I falënderoj shumë. Kjo ishte një situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin.

Kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatën dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pasur ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh” - tha Benet Beci.

Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni tha se është lokalizuar perimetri i zjarrit. Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.

“Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” - tha Angoni. ©LAPSI.al

[video width="320" height="564" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/WhatsApp-Video-2024-06-14-at-7.21.11-PM-1.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/WhatsApp-Video-2024-06-14-at-7.22.21-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Mitsotakis ndryshon qeverinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur riorganizimin e qeverisë së tij konservatore pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, në të cilat partia e tij ”...

17:08

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI