Flash

Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë

Lapsi.al 14 June 2024
Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do

Shënoi një moment “historik” këtë të premte prania e një Pape në takimin e G7-ës të drejtuar nga Italia në Puglia. Kjo ishte hera e parë që ndodhte. Në fillim bëri edhe një shaka. “Ma me vete një fjalim të shkurtër dhe një të gjatë. Po lexoj më mirë të shkurtrin” – tha Papa duke buzëqeshur. Ai foli gjerësisht për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe debatin për abortin.

“Në një dramë si ajo e konflikteve të armatosura, është urgjente të rimendohet zhvillimi dhe përdorimi i pajisjeve të tilla të ashtuquajtura “armë autonome vdekjeprurëse” duke ndaluar përdorimin e tyre dhe duke filluar me një angazhim aktiv dhe konkret për të pasur mbi to kontrollin e njeriut. Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë nëse do t'i marrë jetën një qenieje njerëzore”, - deklaroi Papa në fjalimin e tij në G7.

Para liderëve të botës, Papa nënvizoi rëndësinë e “politikës së shëndoshë” për të “parë të ardhmen me shpresë dhe besim”. “Shoqëria botërore ka mangësi serioze strukturore që nuk mund të zgjidhen thjesht me korrigjime të herëpashershme ose me rregullime të shpejta. Duhet të shkojmë tek rrënjët”, - tha Papa.

“Përballë mrekullive të makinerive, të cilat duket se dinë të zgjedhin në mënyrë të pavarur, duhet të jemi të qartë se qenies njerëzore duhet t'i lihet gjithmonë vendimi, madje edhe me tonet dramatike dhe urgjente me të cilat kjo ndonjëherë shfaqet në jetën tonë. Ne do ta dënonim njerëzimin me një të ardhme të pashpresë nëse do t'u hiqnim njerëzve aftësinë për të vendosur për veten dhe jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive” – tha Papa për inteligjencën artificiale.

“Ne kemi nevojë të garantojmë dhe mbrojmë një hapësirë për kontrollin e konsiderueshëm të qenies njerëzore mbi procesin e zgjedhjes së programeve të inteligjencës artificiale pasi vetë dinjiteti njerëzor është në rrezik" – shtoi ai.

Papa hyri në një karrige me rrota, i shoqëruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe shkoi rreth tryezës së madhe ovale duke përshëndetur udhëheqësit një nga një. Më pas ai u ul në kolltuk në një pozicion qendror, me Melonin në të majtë në anën e tij dhe Presidentin e Francës Emmanuel Macron në të djathtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI