Flash

Serbi-Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024: 500 huliganë serbë të armatosur e 1300 policë më shumë

Lapsi.al 14 June 2024
Serbi-Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024: 500 huliganë
Në ditën e startit të Kampionatit europian në Gjermani, rritet alarmi për sigurinë. Në vëmendje, mbi të gjitha, është përplasja Serbi-Angli, ndeshja debutuese e kombëtares së Tre Luanëve në Euro 2024, të cilën policia vendase e vlerëson si ndeshjen me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun. Alarmi ka të bëjë veçanërisht me ardhjen e frikshme të rreth "500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës", sic konstatohet nga raporti i policisë gjermane. Burime të policisë kanë konstatuar se ultrasit serbë mund të jenë në zotërim të mjeteve të mundshme luftarake. Për të përballuar këtë rrezik potencial, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen. Ata kanë njoftuar vendosjen e 1300 oficerëve më shumë, në krahasim me ndeshjet e tjera, në Euro 2024. Lexo më tej: Starton Euro 2024: Gjermania zbret e para në fushë kundër Skocisë, që kërkon të shesë lëkurën shtrenjtë Ndër ultrasit më të frikshëm europianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha të Beogradit, Partizanit dhe Crvena Zvezda: përkatësisht të quajtur Grobari (që do të thotë Varrmihësit) dhe Delije (që do të thotë Heronjtë). Nuk është hera e parë që ultrasit serbë sjellin pështjellime në ndeshje ndërkombëtare, por këtë herë rreziku është i madh nga kundërpërgjigja që mund të ndodhë nga ultrasit anglezë, që ishin pikërisht ato që i dhanë kuptimin e sotëm termit huliganë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI