Flash

Shqipëria trondit kampionët e Europës: në Dortmund kundër Italisë do të jenë 50 mijë tifozë shqiptarë

Lapsi.al 14 June 2024
Shqipëria trondit kampionët e Europës: në Dortmund
Rriten pritshmëritë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje hapëse e Grupit B të Euro 2024. Sipas asaj që raporton ESPN, në Signal Iduna Park të Dortmundit nesër në mbrëmje priten rreth 50 mijë tifozë shqiptarë për ndeshjen mes dy kombëtareve. Shifra vërtet befasuese, që vërtetojnë tifozët shqiptarë si mbështetësit më të mëdhenj të një kombëtareje në këtë turne. Shqipëria në këtë rast, renditet vetëm pas Gjermanisë, që është vendi pritës. Një kampionat evropian tepër i ndjerë në të gjithë Shqipërinë, aq sa kryeministri shqiptar Edi Rama pezulloi parlamentin kombëtar për 10 ditë për të lejuar mbi 100 ministra dhe parlamentarë të ndiqnin ndeshjet e Grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Lexo më tej: Euro 2024, Shqipëria kombëtarja me më shumë “italianë” në fushë: Milan e Inter klubet më të përfaqësuar Por e gjitha kjo nuk mjafton. Normalisht, kapaciteti i Signal Iduna Park, shtëpia e Borussia Dortmund, është 81,000 spektatorë. Kapaciteti i impiantit, megjithatë, do të reduktohet në 62,000 për Euro 2024. Sipas burimeve të UEFA-s të cituara nga ESPN, janë shitur një numër i madh biletash, shumica e tyre për tifozët shqiptarë. Italia, kampionia në fuqi e Evropës, do të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë. Nga “muri i verdhë” tek “muri kuq e zi” është një hap i shkurtër. Shqipëria e fitoi "betejën" e parë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI