Flash

Denoncimi/ Berisha: Zyrtari i bashkisë Klos dhunon barbarisht fermerin

Lapsi.al 15 June 2024
Denoncimi/ Berisha: Zyrtari i bashkisë Klos dhunon barbarisht fermerin

Kryetaru i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme. Një qytetar është ankuar se administratori i njësisë administrative Gurrë, Klos, Çlirim Disha e ka dhunuar brutalisht. Në denoncimin e bërë nga Berisha theksohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Qytetari  është paraqitur në zyrën e bashkisë Klos pasi njësia administrative nuk e subvenciononte më naftën.

Postimi i plotë:

Trajtim shtazor nga pushtetari Çlirim Disha ndaj qytetarit Qazim Hoxha! Lexoni denoncimin e kryetares së PD dega Mat Denisa Vata për këtë akt kriminal! Administaroti i Nj.Adm Gurre Bashkia Klos Çlirim Disha ,ka goditur me sende te forta qytetarin Qazim Hoxha. Njgjarja e rende ka ndodhur para disa ditesh ,ku qytetari ka kerkuar ndihmen e kryetares se Bashkise Klos znj.Valbona Kola per subcencionin e naftes sepse Adm. nuk ka pranuar tja jap.I ven ne dijeni nga kryetarja ,Clirim Disha ka shkuar ne fshat dhe ka goditur me sende te forta qytetarin.

Asnje mase nuk eshte marr nga ana e Bashkise Klos dhe Adm. me diplome gjimnazi te falsifikuar,patronazhist i PS vazhdon punen i lire.Admininstratori paguhet me taksat e qytetareve per tju sherbyer ,jo per ti rrahur dhe dhunuar.Kryetarja e Bashkise Klos menjehere duhet ta shkarkonte pasi e din shume mire se cfare dmth te kesh disa fraktura ne fytyr pasi eshte dhe mjeke.Duhet te kesh moral dhe integritet per te ushtruar detyren,por keshtu eshte kur vota blihet dhe nuk i intereson mendimi i qytetarve dhe hallet e tyre. Ju bej thirrje organeve te drejtesise te ushtrojne detyren e tyre dhe te mos marrin urdhera politik,pasi ky nuk eshte rasti i pare qe Çlirim Disha presjonon dhe godit qytetaret.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI