Flash

Dita e të vërtetës, Shqipëria përballë Italisë: në Dortmund ngrihet "muri kuqezi"

Lapsi.al 15 June 2024
Dita e të vërtetës, Shqipëria përballë
Orët deri në debutimin në Euro 2024 shkurtohen, ndërsa ankthi e emocionet rriten. Shqipëria kërkon të bëjë surprizën në grupin e ferrit e pikërisht kundër kampionëve të Europës në fuqi Italisë do të jetë hapi i parë, drejt asaj që që për shumë quhet një mision i pamundur. E për ta bërë sa më të mundur, 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të dynden në stadiumin e Dortmundit, duke zëvendësuar legjendarin "murin e verdhë" të Borussia, me atë kuqezi të kombëtares së teknikut Sylvinho. Suksesi i parë, nëse mund të quhet kështu, është evitimi i dëmtimeve mes lojtarëve, gjë që do ti lejojë teknikut Sylvinho, të vazhdojë në ndeshje me planin që ka në mendje, i pashqetësuar. Kombëtarja shqiptare, ka përfunduar me sukses ciklin e përgatitjeve fiziko-taktike, duke qenë tashmë gati për ndeshjen. Sipas asaj që mësohet, skuadra dhe stafi teknik i kuqezinjve janë fokusuar mbi të gjitha te pjesa taktike në seancën e fundit duke reduktuar ngarkesën fizike. Cfarë ka më shumë rëndësi është se gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka asnjë problem fizik. Ajo e të premtes në Signal Iduna Park ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë. Lexo më tej: Nga Gareth Southgate te Sylvinho: ja rrogat e trajnerëve pjesëmarrës në Europian Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, punuan për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje. Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë, që do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 21:00. Shqipëria mezi pret orën e të vërtetës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI