Flash

Njëri kanosi një person për motive të dobëta dhe tjetri aksidentoi një shtetas italian, dy të proceduar në Dibër

Lapsi.al 15 June 2024
Njëri kanosi një person për motive të dobëta dhe tjetri

Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Dibër për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije se Prokuroria nisi procedimin për 52-vjeçarin me iniciale V.Xh pasi për motive të dobëta ka kanosur një person. Gjithashtu u procedua edhe një 43-vjeçar me iniciale G.M pasi me motomjeti që drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.Xh., 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh.E.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.M., 43 vjeç, banues në Mat, pasi motomjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian V.,M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI