Flash

Protesta kundër Veliajt, një i arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Lapsi.al 15 June 2024
Protesta kundër Veliajt, një i arrestuar dhe 6 të proceduar

Një protestues është arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Tubimi ishte organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Në pranga ka rënë 39-vjeçari, Bledian Kastrati, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjashtë të proceduarit akuzohen për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

- B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Dje u zhvillua protesta e 12-të para bashkisë ku kërkohet largimi nga detyra i kryebashkiakut Erion Velaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D. Edhe protesta e djeshme u zhvillua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Qytetarët hodhën bomba molotov drejt godinës dhe dogjën gomat para kordonit policor. Ndërkohë protesta e ardhshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte në orën 11:00.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe rel...

08:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI