Flash

Zjarri masiv në Shkodër/ Bashkë me tregun shkrumbohen edhe 5 banesa

Lapsi.al 15 June 2024
Zjarri masiv në Shkodër/ Bashkë me tregun shkrumbohen edhe 5

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme një treg rrobash të përdorura në Shkodër. Si pasojë e flakëve masive u shkrumbuan 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut dhe gjithashtu edhe pesë banesa afër zonës.

Nga flakët një banore e zonës dhe dy zjarrëfikës kanë shfaqur probleme si pasojë e zjarrit dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Në terren për vënien në kontroll të flakëve ishin 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë.

Dëmet materiale llogariten të jenë të shumta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Kjo sepse në momentin e zjarrit tregu ishte i mbyllur. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht, por ende nuk ka informacione të zyrtarizuara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI