Flash

“I ndodh edhe Real e Manchester”: Sylvinho mbron lojën e kuqezinjve në humbjen e debutimit

Lapsi.al 16 June 2024
“I ndodh edhe Real e Manchester”: Sylvinho mbron lojën e
“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi”. Sylvinho nuk e fsheh keqardhjen për rastin e humbur të rei Manaj në fund. Do të kishte qenë krejtësisht tjetër situatë, e megjithatë jemi me 0 pikë në Grupin B Pse ndodhi, tekniku brazilian është i ndërgjegjshëm? “Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Manchester, Liverpool apo Real, kur kundërshtari është i fortë”. Lexo më tej: “Duhet të kishim shënuar në fund”: Bajrami do ta ndërronte rekordin me golin e munguar të Manaj Sylvinho pastaj u ndal te tifozët dhe një mbështetje spektakolare në shkallët e stadiumit: “Pikë së pari duhet të falënderoj njerëzit në stadium. Ishte i mbushur me shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, për të arritur këtu me shumë sakrificë në Europianin e dytë për Shqipërinë, kemi punuar 12 orë në ditë. Për skuadrën, lojtarët, vendin. Jemi qartësisht këtu për të fituar ndeshje. Por u them edhe lojtarëve që t’i gëzohen një turneu, pranisë në një ndeshje siç është kjo në Europian”, e mbylli Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI