Flash

Juventus bën goditjen e dyfishtë: me Douglas Luiz, vjen edhe partnerja e tij, super ylli Alisha Lehmann

Lapsi.al 16 June 2024
Juventus bën goditjen e dyfishtë: me Douglas Luiz, vjen edhe partnerja
Juventus synon të bëjë një revolucion të madh në skuadër në këtë sesion të merkatos së verës. E kjo në gjithë kuptimin e fjalës, sepse drejtuesit nuk po mendojnë vetëm për skuadrën e meshkujve, por edhe për atë të femrave, me një skenar të bujshëm: Alisha Lehmann.

GODITJA E DYFISHTË

Objektivi i Juventus është i qartë: të nënshkruajë me çdo kusht me mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz. Braziliani kërkohet fort nga Thiago Motta për të forcuar mesfushën. E bashkë me të mund të vijë edhe partnerja e tij Alisha Lehmann. Futbollistja zvicerane luan gjithashtu për Aston Villa Women dhe mund të ndjekë të njëjtën rrugë si i dashuri i saj. Lexo më tej: Juventus siguron Douglas Luiz: akord me lojtarin, McKennie e Iling te Aston Villa
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)

ALISHA, RRIT MARKËN SOCIALE TË JUVENTUS WOMEN Zviceranja fiton më shumë jashtë fushës sesa me karrierën e saj futbollistike. Shumë e njohur në rrjetet sociale edhe për shkak të pamjes së saj fizike, ajo fiton rreth 300 mijë dollarë për postim dhe tashmë xhiroja e saj ka kaluar një milion dollarë. Gjithmonë në qendër të betejave sociale, Lehmann tërhoqi vëmendjen e sponsorëve të mëdhenj. Juventus dëshiron t'i rikthehet fitoreve edhe në fushën e femrave dhe me ardhjen e mundshme të Alisha, do t'i jepte gjithashtu një kthesë mediatike dhe një rritje të çmendur markës së Juventus Women. Një goditje e stilit Ronaldo, por me nuanca rozë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI