Flash

Mediat europiane: Bajrami bëri historinë, rekordi i tij do mbetet gjatë

Lapsi.al 16 June 2024
Mediat europiane: Bajrami bëri historinë, rekordi i tij do mbetet

Mediat më të mëdha europiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë golit të Nedim Bajramit ndaj Italisë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin e Dortmundit. 25-vjeçari ka hyrë tashmë në historinë e këtij kometicioni pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Europiani në vetëm 23 SEKONDA.

BBC shkruan se Bajrami goditi fort topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, pasi Federico Dimarco llogariti plotësisht gabim një rivënie anësore. “Shqipëria kishte shënuar vetëm një gol në një turne të madh përpara të shtunës, por ai i Bajramit ishte i veçantë për të siguruar të dytin.

Ai theu një rekord që ka qëndruar për 20 vjet, duke mposhtur 67 sekondat që iu deshën Dmitri Kirichenko për të shënuar për Rusinë kundër Greqisë në Euro 2004. Skuadra e Sylvinhos është në një grup të vështirë dhe kalimi në fazën me eliminim direkt duket i pamundur.

Pavarësisht nëse do të gjejnë apo jo një rrugëdalje nga grupi, turneu i sivjetshëm do të mbajë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve shqiptarë për vitet në vijim dhe rekordi i Bajramit do të zgjasë jo pak” – shkruan BBC.

Ndërsa “The Independent” shkruan në një shkrim të saj se “23 sekonda para tyre, Donnarumma kishte bërë pritjen që vulosi lavdinë evropiane për Italinë në Londër, në 2021”.

“Pak orë më parë, një tifoz shqiptar theu me guxim makaronat para tifozëve italianë. Tani ishte një sulmues shqiptar që thyeu një rekord në kurriz të lojtarëve të dëshpëruar italianë, duke rrëzuar nga froni Dmitri Kirichenko me golin e tij për 44 sekonda në Euro 2004” – citon gazeta britanike.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 11

“Përplasja e Shqipërisë me Kroacinë të mërkurën mund të rezultojë vendimtare në planin afatgjatë, me këtë të fundit që duhet të ringrihet nga një humbje çuditërisht gjithëpërfshirëse 3-0 ndaj Spanjës, e cila luajti në Berlin më herët të shtunën. Shqipëria do të hyjë në lojë nëse Spanja ndëshkon thellë edhe Italinë, por gjithsesi duhet bërë diçka më shumë ndaj ballkanasve” – shkruan “The Independent”.

Edhe “Daily Mail” nënvizon gjithashtu se Shqipëria shihet si skuadra më e dobët në “grupin e vdekjes”, të përbërë nga ata, Italia, Spanja dhe Kroacia.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 12

“France 24” shkruan se “Bajrami ka bërë historinë” duke theksuar se “shtëpia e Borussia Dortmundit ishte një det i tifozëve shqiptarë të eksituar të stolisur kuqezi, të cilët përbënin shumicën dërrmuese të tifozëve. Ata vështirë se mund ta besonin kur ekipi i tyre, i trajnuar nga ish-mbrojtësi i majtë brazilian i Arsenalit dhe Barcelonës, Sylvinho, zhbllokoi rezultatin pothuajse menjëherë në fillim".

Media franceze shkruan më pas se si Italia e ktheu menjëherë rezultatin dhe në pjesën e dytë u zmbraps.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 16

“Shqipëria megjithatë nuk ia doli të gjejë sërish rrjetën dhe kombëtarja e renditur më poshtë në këtë kompeticion nuk mundi dot të barazojë, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira. Zëvendësuesi Rey Manaj u afrua më së shumti me golin në minutën e 90-të, por nuk mundi dot të kalojë Donnarumma” – shkruan France 24.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 21

Për “Goal.com”, stadiumi “Signal Iduna Park” ishte një det kuq e zi, pasi mbështetësit e Shqipërisë, rreth 50 000, ishin dukshëm më të shumtë se kundërshtarët e tyre italianë. “Dhe kur Bajrami gjeti rrjetën vetëm 23 sekonda nga nisja e ndeshjes, ata festuan me gëzim momentin që ka hyrë në analet e historisë së Europianëve. Arritja e Bajramit jo vetëm që theu këtë rekord 20-vjeçar, por gjithashtu shënoi golin më të hershëm që ka pësuar ndonjëherë Italia në një turne madhor” - shkruan Goal.com.

Kush është Nedim Bajrami

25-vjeçari ka lindur dhe është rritur në Zyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë nga Tetova. Vitet e fëmijërisë i kaloi tek akademia e Grasshoppers. Në 2019, u transferua te Empoli në Serie B në formë huazimi me të drejtë blerje. Në janar 2023, shqiptari kaloi te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 22

Bajrami luajti 49 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës. Ai u aktivizua në 6 ndeshje me ekipin U-17 të Zvicrës në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2016. Ai shënoi 5 gola, përfshirë nje dygolësh kundër Malit të Zi. Në mars 2021, Bajrami njoftoi vendimin për të luajtur me Shqipërinë.

Debutimin e tij me kuqezinjtë e bëri më 5 shtator të atij viti në fitoren 1–0 në Elbasan Arena kundër Hungarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi më 17 qershor 2023 në fitoren 2–0 kundër Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2024. ©LAPSI.al

Italia-Albania: le foto della partita - foto 23

Të këshilluara

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë,...

09:39

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI