Flash

Gisele Bündchen ndahet nga trajneri, shkak Tom Brady?

Lapsi.al 17 June 2024
Gisele Bündchen ndahet nga trajneri, shkak Tom Brady?

Gisele Bündchen dhe Joaquim Valente thuhet se janë ndarë  për shkak të shqyrtimit të shtuar të romancës së tyre pas shfaqjes shumë të përfolur të Tom Brady në Netflix.

Një burim i brendshëm i tha InTouch Weekly të enjten se "vëmendja ishte e tepërt" për Valente, i cili ishte trajneri i Jiu-jitsu i Bünchen përpara se marrëdhënia e tyre të bëhej romantike vitin e kaluar.

"Joaquim është një djalë i rregullt," tha burimi. "Ai nuk është mësuar me gjithë vëmendjen që po merr."

Ndërsa është e paqartë saktësisht se kur Bündchen, 43 vjeç, dhe Valente, 34 vjeç, u ndanë, ata nuk janë fotografuar së bashku që nga fundi i prillit. Insajderi tha se gjërat morën një kthesë për keq pas shfaqejs së Brady-t , i cili përfshinte disa goditje për romancën e çiftit.

“Joaquim u bë pjesë e shakasë. Njerëzit në fakt filluan ta pyesnin nëse ai ishte arsyeja e divorcit të tyre”, shtoi burimi.

Gjatë shfaqjes, komedianët Kevin Hart dhe Nikki Glaser sollën romancën e Bündchen dhe Valente në shumë raste.

"Sa keq për Tomin ... omg, vetëm të dish se i dashuri i ri i ish-gruas mund të të rrahë," tha Glaser me shaka gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Ata gjithashtu bënë shaka edhe me faktin se e vetmja që e mirë që mund të bënte Gisele ishte që të provonte “jiu-jitsu" dhe artet marciale nga partneri i saj. /Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Lista e fituesve të "Tony Awards 2024"

E organizuar nga Ariana DeBose për të tretin vit radhazi," Tony Awards" mblodhi interpretues nga shfaqjet më të mira të vitit, duke përfshirë The Outsiders, bas...

10:40

Rihanna flet për albumin e saj të ri "R9"

Rihanna ka folur së fundmi rreth albumit të saj të ri. Këngëtarja tha për "Entertainment Tonight" se ajo po "fillon nga e para" në albumin e saj të nëntë të shu...

17:08

Shakira tregon vuajtjet pas ndarjes nga Piqué

Shakira është në epokën e saj të shërimit. Dy vjet pasi duroi një ndarje shumë të publikuar dhe me shumë trazira personale, artistja, po gjen rrugën e saj për t...

14:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI