Flash

Hulumtimi global: Rritet përqindja e njerëzve që po u shmangen lajmeve

Lapsi.al 17 June 2024
Hulumtimi global: Rritet përqindja e njerëzve që po u shmangen

Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmeve, duke i konsideruar depresive dhe të mërzitshme, ka bërë të ditur një hulumtim global, i kryer prej Institutit Reuteres të Universitetit të Oksfordit.

Pothuajse katër në 10 njerëz -39 për qind - në gjithë botën, kanë thënë se shpesh ose ndonjëherë u shmangen me qëllim lajmeve, në krahasim me 29 për qind më 2017, sipas hulumtimit.

Lufta në Ukrainë dhe ajo në Lindje të Mesme mund të kenë kontribuuar në dëshirën e njerëzve për të qenë larg lajmeve, kanë thënë autorët e raportit. Sipas tyre, injorimi i lajmeve tani është në nivele rekorde. Një total prej 94.943 të rinjve në 47 shtete në gjithë botën, janë anketuar prej organizatës YouGov në janar dhe shkurt për qëllime të raportit për lajmet këtë vit.

Këto gjetje janë bërë të ditura kur miliarda njerëz në gjithë botën kanë votuar ose do të votojnë më 2024 për zgjedhje kombëtare dhe rajonale.

Raporti ka gjetur që zgjedhjet e kanë rritur interesimin në lajme në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, trendi në përgjithësi është negativ, sipas studimit.

Në gjithë botën, 46 për qind e njerëzve kanë thënë se janë jashtëzakonisht të interesuar në lajme – për dallim prej 63 për qind më 2017.

Rezultatet kanë treguar që audienca e televizionit dhe gazetave të printuara ka rënë ndjeshëm në dekadën e fundit, pasi të rinjtë po preferojnë që lajmet t’i shohin në faqe online, apo në rrjete sociale.

Plaforma më e rëndësishme për lajme është ende Facebook-u, ndonëse po shënon rënie vit pas viti. YouTube dhe WhatsApp janë platforma shumë të rëndësishme për lajme për një pjesë të audiencës, derisa TikTok-u është në rritje dhe e ka tejkaluar platformën X - të njohur më parë si Twitter – për herë të parë.

Sipas gjetjeve, 13 për qind e njerëzve e përdorin TikTok-un për lajme, në krahasim me 10 për qind që janë deklaruar për X. Shifra është e më lartë për TikTok-un te grup-mosha, 18-24 vjeç – 23 për qind.

Marre nga REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI