Flash

Maturantët e pakënaqur me rezultatet, paralajmërojnë protestë

Lapsi.al 17 June 2024
Maturantët e pakënaqur me rezultatet, paralajmërojnë

Dalja e rezultateve të provimit për Gjuhën e Huaj që u dha afro dy javë më parë ka sjell reagimin e një pjese të maturantëve, nëpër rrjete sociale. Të pakënaqur nga vlerësimi, ata paralajmërojnë zhvillimin e një proteste para Ministrisë së Arsimit në ditët në vijim. Komentuesit maturantë thonë se nota e tyre e tri viteve ka qenë 10, ndërsa në test janë vlerësuar më ulët, çka për ta është e padrejtë.

Gjuha e huaj çeli Maturën Shtetërore më datë 3 qershor, provim i cili për një pjesë të maturantëve ishte i një niveli mesatar. Por me daljen e rezultateve pakënaqësitë janë shtuar. Të dhënat zbuluan se në të gjithë vendin pati 119 maturantë të cilët u vlerësuan me notën 10, teksa 952 gjimnazistë ishin mbetës në gjuhë të huaj. Krahasuar me një vit më parë, performanca duket të jetë në dishezë, duke ulur ndjeshëm numrin e ekselentëve dhe rritur numrin e mbetësve. Përkthyer në shifra, diferenca nga vjet tregon 924 më pak ekselentë dhe 568 më shumë mbetës.

Por maturantët kanë të drejtën e bërjes së një ankese. Ky është viti i dytë që maturantët kanë të drejtën e rivlerësimit të tezës, pas ndryshimeve të bëra në rregulloren e vitit 2023 sipas së cilës;

-Maturantët apo kandidatët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit, 1 (një) ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve.

-Dhe, pasi është pajisur me fotokopjen e testit, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën Sipas rregullores, ankesa për notën në provimet e maturës, dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore me datë 3 korrik, pasi kanë dalë notat e të gjithë provimeve.

Mbetet për t’u parë nëse gjimnazistët do të ndjekin rrugën zyrtare për të ankuar rezultatin apo do të dalin në protestë, sikundër komentojnë nëpër rrjetet sociale. Këtë të martë, ata do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e matematikës, i treti në radhë. I fundit provim që përmbyll maturën shtetërore është Lënda me Zgjedhje, më datë 24 qershor.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI