Flash

Pakt i fshehtë Rama – Berisha?/ Bardhi: Për negociatat në Kuvend informuam partnerët

Lapsi.al 17 June 2024
Pakt i fshehtë Rama – Berisha?/ Bardhi: Për negociatat në

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi është pyetur në emisionin “Open” nëse ka një pakt mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, apo qoftë edhe mes tij dhe Bledi Çuçit. Bardhi tha se “në bisedimet për rikthimin e normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë, kanë qenë në dijeni në kohë reale, partnerët më të mëdhenj strategjikë të Shqipërisë”.

“Këta që i kapin këto thashetheme për pakte, bëjnë sikur janë euroatlantikë, apo jo? Nëse këta kanë ndërtuar një komplot kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë, e kundër të ardhmes europiane... po jam edhe unë pjesë e atij komploti” – tha Bardhi me ironi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se është kjo arsyeja pse në atë kohë u përshëndet marrëveshja e arritur duke kthyer Kuvendin në normalitet.

I pyetur nëse do të marrë pjesë PD në Komisioni anti-korrupsion, Bardhi tha se nuk do të marrë pjesë në atë komision. “Ne kemi prioritet reformën zgjedhore, e cila duhet të çohet përpara. Së dyti askush nuk e di se çfarë ka si mision apo në rend të punës prioritet ky komisioni i posaçëm për anti-korrupsionin”, tha Bardhi.

Ai tha se nëse një Kryeministër ka vullnet për të luftuar korrupsionin nuk ka nevojë as për komisione të posaçme, as për nisma të tilla.

“Vota kundër do të thotë se ne jemi pjesë e procesit, ne nuk morën pjesë, çfarë do të thotë se nuk jemi fare në proces. Ne jemi kundër komisionit dhe nuk kemi qenë pjesë e procesit, çka do të thotë se nuk do të marrim pjesë në një nismë të njëanshme”, tha Bardhi.

Bardhi tha se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon ishte i pritshëm, pasi Gjykata e Lartë kishte caktuar të gjitha konturet. Sipas tij ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së. Bardhi tha se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

“Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bardhi. Ai tha se nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht.

Bardhi tha se respekton vendimet e Gjykatave duke shtuar se ka qenë një papërgjegjshmëri brenda PD-së që nuk u gjet një zgjidhje politike brenda vetes. “Duhej të prevalonte përgjegjshmëria e secilit prej nesh”, tha Bardhi duke shtuar se Gjykata e Apelit dha një vendim që duhet pranuar.

“Unë pranova vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, kam dorëzuar çelësat në atë kohë të zyrës, pra unë e zbatoj vendimin e Gjykatës”, tha Bardhi. “Qëndrimin politik unë e kam shprehur qartazi, jam te Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk jam aty për individë politikë”, tha Bardhi. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI