Flash

Shiste lëndë narkotike në Durrës, kapet në flagrancë 30-vjeçari

Lapsi.al 17 June 2024
Shiste lëndë narkotike në Durrës, kapet në

Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte kapur në flagrancë duke shitur drogë.

Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë. Më tej bëhet me dije se është sekuestruar një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Vijon megaoperacioni kombëtar antidrogë "Tempulli 3". Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike. 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë. Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI