Flash

Video/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

Lapsi.al 17 June 2024
Video/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën

Sllovakia e ish-trajnerit të Napolit, Calzona, mundi Belgjikën 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E të Euro 2024, duke shënuar rezultatin e parë surprizë. Në Frankfurt, pas një rasti të bujshëm të humbur nga disa hapa larg nga Lukaku, Belgjika mbeti prapa në minutën e 7’ falë golit të Schranz, më i shpejti për të dërguar në rrjetë topin e grushtuar nga Casteels. Ish-qendërsulmuesi i Inter dhe Romës humbi të paktën dy mundësi të tjera të pastra për shënim. Pastaj kundër Lukaku u pozicionua edhe VAR, që anuloi dy gola në pjesën e dytë, fillimisht për pozicion jashtë loje dhe më pas për një prekje me dorë nga Openda.

Lexo më tej: Video/ Rumania me 'snajper', gafat e portierit të Real Madrid shembin Ukrainën në debutim

Me shpatulla pas murit. Belgjika humbi në mënyrë sensacionale 1-0 në Frankfurt kundër Sllovakisë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian. E tani duhet të bëjë sforco maksimale për t'u kualifikuar në raundin e 1/8. Përcaktues ishte goli i Schranz në pjesën e parë në minutën e 7‘, ndërsa vendimtare (negativisht) ishin gabimet e sulmuesit Lukaku para portës. Qendërsulmuesi pa dy gola të anuluar në pjesën e dytë, fillimisht i pikasur nga VAR në pozicion jashtë loje. Në rastin e dytë, fajtor ishte Openda që preku topin me dorë në fillim të aksionit. E kështu derbi italian i pankinave u fitua çuditërisht nga Calzona në dëm të Tedesco.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI