Flash

Video/ Mbappe gjakoset, Wober dënon Austrinë: Franca e nis me fitore e shumë vuajtje

Lapsi.al 17 June 2024
Video/ Mbappe gjakoset, Wober dënon Austrinë: Franca e nis me fitore e

Franca e nis mirë Euro 2024, duke mposhtur Austrinë 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit D. Takimi i ekuilibruar, edhe pse me një lloj nuance në favor të Bleus të Didier Deschamps, u zgjidh vetëm nga autogoli i Wober (38'). Në Dusseldorf, megjithatë, Mbappé dhe Thuram i falën disa herë të besuarit e Rangnick, që kishin mundësinë më të mirë në pjesën e parë me Baumgartner. Një sukses që lejon nënkampionët e Botës t'i përgjigjen menjëherë Holandës (që fitoi ndeshjen e tyre kundër Polonisë). E kalendari i Euro 2024 do t'i shohë menjëherë të dy të përballen në ndeshjen e dytë, për një përplasje që tashmë mund të vendosë fituesin e grupit.

Lexo më tej: Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Një fitore e ngushtë dhe e luftuar. Por për Francën është mire edhe kështu. Edhe pse mund të pritet diçka më shumë nga një kombëtare e cilësuar si një nga favoritët e mëdhenj. Dhe jo vetëm nga pikëpamja e rezultatit, por mbi të gjitha në lojë. Në fund, tre pikët, që janë thelbësore, nuk erdhën me golin e kampionit Mbappé, i cili u largua në fund me hundë të gjakosur dhe me shumë gjasa të thyer, por me autogolin e Wober. Kështu Austria mbeti pa gjë, pa krijuar ndonjëherë mundësi mjaftueshëm të dobishme, për të shqetësuar nën kampionët e botës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI