Flash

Video/ Rumania me "snajper", gafat e portierit të Real Madrid shembin Ukrainën në debutim

Lapsi.al 17 June 2024
Video/ Rumania me "snajper", gafat e portierit të Real Madrid

Rumania bën goditjen e madhe në debutimin e tyre në Grupin E të Euro2024, me një fitore të pastër 3-0 kundër Ukrainës. Pas një fillimi të mirë, skuadra e Rebrov u rrëzua në minutën e 29' me një eurogol të kapitenit rumun Stanciu. Pesha kryesore e fajit bie mbi portierin e Ukrainës Andrej Lunin që pasoi gabimisht te Man, që më pas i dhë mundësinë 31 vjeçarit të shënonte golin e avantazhit. Portieri i Real Madrid u kthye sërish si protagonist negativ në minutën e 53', kur mungoi impaktin me topin, në goditjen nga distanca të Razvan Marin, që shënoi golin e dytë. Të besuarit e teknikut Jordanesku shënuan trisin në minutën e 57' me Dragus, që mbylli rezultatin.

Rumania bën një debutim ëndrrash, duke shkatërruar në ndeshjen e parë një Ukrainë, që ishte vështirë të njihej. Skuadra e teknikut Jordanesku u rrit gjatë ndeshjes, duke ia dalë të mposhtte kundërshtarët e tyre. Një goditje me të djathtën nga Stanciu prishi ekuilibrin, me kapitetnin rumun që përfitoi edhe nga një gabim në pasim të portierit ukrainas Lunin. Në fillimin e pjesës së dytë, ballkanasit mbyllën ndeshjen. Ravzan Marin befasoi nga rreth 30 metra një Lunin krejtësisht fajtor, më pas 4 minuta më vonë Dragus mbyll rezultatin me një prekje para portës.

Tani, Rumania është një hap larg kualifikimit me 3 pikë dhe 3 gola plus në golavarazh. Mjafton një pikë në dy ndeshjet e fundit në Grupin E që skuadra e teknikut Jordanesku të kualifikohet, si e dytë ose si e treta më e mirë. Tani çdo gjë është në duart e tyre, kur kanë për të luajtur ende kundër Belgjikës dhe Sllovakisë, që do të luajnë në orën 18.00 ndeshjen e parë mes tyre.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI