Flash

Këlliçi fton qytetarët në protestën e së premtes: SPAK i ka të gjitha provat kundër Veliajt, të hetojë

Lapsi.al 18 June 2024
Këlliçi fton qytetarët në protestën e së

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi në një dalje për mediat i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e ditës së premte para bashkisë së Tiranës. Këlliçi u shpreh se SPAK tashmë i ka të gjitha provat për të hetuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme depozituam zyrtarisht në SPAK studimin e famshëm të IFC, të muajit shkurt të vitit 2014, i cili fakton se projekti i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, parashikonte që qytetarët të paguanin shifrën e 38 euro/ton për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, transportin, depozitimin, zgjerimin e landfillit, e në fund trajtimin e tyre.

Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo.

E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht konçensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë Integrated Energy BV SPV, ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të Ndranghettës Italiane, përmes kompanisë Eco Tirana.

Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe 5D Konstruksion, skemë e cila u replikua dhe nga disa titullarë të tjerë, si famozi Arben Maloku me kompaninë e tij ARB-Trans 2010 dhe Kujtim Qefalia me kompaninë Dajti Park 2007.

Të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milionë euro.

I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante.

Edhe pse sot, me miratim të Veliajt gjenden prapa hekurave Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla, Erioni vazhdon i qetë pagesat për 5D dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar që fatin e 3 drejtorëve në qeli, ta ketë vetë pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe 5D Konstruksion Erion Veliaj, sëbashku me pjesën tjetër të mbetur ende jashtë dhe në shërbim të këtij banditi.

Çdo ditë që kalon, qëndrimi i Erion Veliajt në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Kolegët e Erionit në SPAK, duhet të ndajnë mendjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË!

Për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët e Tiranës, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00. Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare.

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.6 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI