Flash

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Sekuestrohen 36 ton kokainë, mes 7 të arrestuarve edhe shqiptar

Lapsi.al 18 June 2024
Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Sekuestrohen 36 ton

Autoritetet gjermane së fundmi kanë publikuar detaje në lidhje me një operacion ndërkombëtar droge të zhvilluar disa ditë më parë ndërsa raportohet se ishte mbajtur në sekret të plotë. Sipas “BILD”, rreth 36 ton kokainë janë sekuestruar në ndërhyrjet në Gjermani, Holandë e Ekuador.

Nga ky operacion është sekuestruar sasia më e madhe e drogës së kapur ndonjëherë në Gjermani. Mëoshet se janë sekuestruar 25 ton kokainë në Portin e Hamburgut, 8 ton në Portin e Rotterdamit dhe 3 ton në Ekuador.

Droga me vlerë 2.6 miliardë euro u sekuestrua gjatë operacionit kundër një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës që drejtohej nga një turk, i cili u arrestua. Në pranga ranë gjithsej 7 persona, dy gjermanë, dy turq, një maroken, një ukrainas, një bullgar si dhe nje shqiptar 42 vjec.

Droga sillej nga Ekuadori me 10 konteinerë të 100 kompanive fantazmë. Kokaina ishte e fshehur në arka ananasi, dërgesa druri dhe thasë me susam. Operacioni në gjermani është zhvilluar në Bonn, Kwln, Leverkusen, Mynih, Berlin, Hamburg dhe Brandenburg.

Veç drogës u sekuestruan një armë zjarri bosh dhe një armë zjarri Glock, telefona celularë si dhe laptopë të shumtë. Gjithashtu janë sekuestruar pesë shufra ari, para cash në vlerën 23.300 euro dhe një Porsche 911 Turbo S më vlerë 250.000 euro.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.6 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI