Flash

U kapën duke vënë baste sportive me telefon, procedohen dy persona në Lushnjë

Lapsi.al 18 June 2024
U kapën duke vënë baste sportive me telefon, procedohen dy

Procedohen të lirë dy persona në Lushnjë. Mësohet se pronari i lokalit 60-vjeçari I.K dhe një 47-vjeçar A.K janë kapur duke vënë baste sportive me telefon.

Si pasojë janë sekuestruar dy telefonat nga ku viheshin bastet dhe organizoheshin lojërat e fatit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lojrave të palejuara.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pronari i lokalit dhe 1 shtetas që u kap në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati, me celular).

Sekuestrohen 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: I. K., 60 vjeç, pronari i lokalit dhe A. K., 47 vjeç, i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokal, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI