Flash

Video/ Euro 2024, Portugalia kalon 2-1 me përmbysje Çekinë: CR7 i anulohet golit, e zgjidh Conceiçao në shtesë

Lapsi.al 18 June 2024
Video/ Euro 2024, Portugalia kalon 2-1 me përmbysje Çekinë: CR7

Portugalia e fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024 me një fitore me përmbysje 2-1 kundër Republikës Çeke ne Grupin F. Në Leipzig u zhvillua një ndeshje praktikisht e njëanshme, por në pjesën e parë Stanek i tha dy herë jo Cristiano Ronaldos. Çekët befasuan me goditjen e vetme në portë, duke shënuar me Provod. Kapitenit veteran të luzitanëve iu anulua goli për pozicion jashtë loje, për ta zgjidhur në shtesë me zëvendësuesin Conceiçao.

Në pjesën e dytë me gjuajtjen e tyre të parë në portë, çekët kaluan në avantazh falë një goditje të bukur me të djathtën nga këndi e Provod (62'). Gëzimi i çekëve, megjithatë, zgjati vetëm 7 minuta, më pas autogoli fatkeq i Hranac rikthen barazimin.

Portugalia gjeti golin e avantazhit në minutën e 87-të, kur Diogo Jota, përfitoi nga kaosi dhe shkundi rrjetën e çekëve, por në fund goli i sulmuesit u anulua, pasi Ronaldo ishte më parë në pozicion të parregullt. Ndërkohë në minutën e 90-të Martinez luajti kartën Conceiçao, që në minutën e 92'i dhuroi Portugalisë tre pikët e para në Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI