Flash

Video/ Müldür-Güler super, 3-1 ndaj Gjeorgjisë: dy xhevahirët zbukurojnë ditëlindjen e Montellas

Lapsi.al 18 June 2024
Video/ Müldür-Güler super, 3-1 ndaj Gjeorgjisë: dy

Euro 2024 nis mirë për Turqinë e teknikut Vincenzo Montella. Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri italian mposht Gjeorgjinë 3-1 në ndeshjen debutuese dhe merr menjëherë komandën e Grupit F, ku bën pjesë edhe Portugalia e Republika Çeke. Spektakolarë dy xhevahirët e turqve Müldür e Güler, ndërsa festës i është bashkuar edhe Aktürkoğlu.

Ndeshjen e zhbllokoi një gol me të djathtën fluturimthi të Müldür në minutën e 25’. Gjeorgjia nuk hoqi dorë nga loja dhe barazoi pak minuta më vonë me një goditje të Mikautadze, me bashkëpunimin e portierit Günok (32'). Turqit dominuan për sa i përket zotërimit të topit dhe në minutën e 65’ gjetën golin vendimtar, falë një shpikjeje të Arda Güler. Goditja spektakolare e talentit të Real Madrid, i lindur në vitin 2005, ishte e pakapshme për portierin. Kvaratskhelia ishte inekzistent dhe rezultati u vulos me golin e Aktürkoğlu në minutën e fundit të kohës shtesë.

Lexo më tej: Turqia shkatërrohet 6-1, gazetari provokon teknikun Montella: italiani reagon në mënyrë brilante

Një ditëlindje me rrahje të forta zemre, deri në minutën e fundit të ndeshjes. Në fund, megjithatë, Vincenzo Montella ishte në gjendje të hapte shampanjën me një buzëqeshje, duke festuar pesëdhjetë vjetët e tij me një fitore. Falë eurogolave të Müldür-Güler dhe golit të vonë të Akturkoglu, Turqia e trajnerit italian mposhti Gjeorgjinë 3-1 në ndeshjen e tyre debutuese në Euro2024. Turqit zënë për momentin vendin e parë në grupin F, ku bën pjesë edhe Portugalia dhe Republika Çeke, në fushë në orën 21:00.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI