Flash

Parashikimi/ Depërtojnë masat ajrore nga Afrika, temperaturat arrijnë 38°C

Lapsi.al 19 June 2024
Parashikimi/ Depërtojnë masat ajrore nga Afrika, temperaturat

Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta në vendin tonë; ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimatre në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kucovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Do të depërtojnë edhe në Kosovë; masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga 12°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta; do të mbizotërojnë edhe në republikën e MV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit do të vijojë stabël edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI