Flash

Shkodër/ I vihet tritol gjatë natës makinës së efektivit

Lapsi.al 19 June 2024
Shkodër/ I vihet tritol gjatë natës makinës së

Një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit të një efektivi policie në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

"Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve/", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI