Flash

U arratisën nga burgu në Itali, kapet në Zvicër çifti shqiptar

Lapsi.al 19 June 2024
U arratisën nga burgu në Itali, kapet në Zvicër çifti

Një çift shqiptarësh është vënë në pranga nga policia e Zvicrës, në zonën e Weiningen të hënën.

Policia vuri re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen, dhe pas kontrollit të pasagjerëve të automjetit, ata nuk kishin mjet identifikimi e për këtë arsye mësohet se janë dërguar në stacionin policor.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44-vjeçari Emilian Bici dhe 38-vjeçarja Ermelinda Spahiu, të cilët kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Italia, pasi ishin arratisur nga një burg atje.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje, ndërsa dyshja u dërgua në zyrën e prokurorit publik të Zyrih-Limmat.

Arratisja nga burgu italian

Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu u arratisën nga burgu në Itali në nëntor 2023. Ata u dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina. Bici dhe Spahiu vuanin dënimin në burgun e Pesaros në gjysmë liri në një fermë lokale. Spahiu e mbaronte dënimin vetëm për pak ditë çka e bëri të palogjikshme arratisjen nga burgu, ndërkohë Bici kishte ende dhe 3 vjet dënim.

Bici dhe Spahiu u dënuan shkurt 2023 në Ravena, së bashku me një shqiptar të tretë për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina. Atë mbrëmje 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët.

Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat sepse viktima nuk kishte dashur t’i ndihmonte ata të gjenin strehim për natën. Shpejt dy personat e kanë goditur me 5 thika 57-vjeçarin, ndërsa Ermelinda Spahiu e ka mbajtur atë.

Pas një hetimi që zgjati dy muaj, në mars të atij viti policia arriti të gjurmojë autorët. Bashkëpunëtori i tretë u identifikua në Napoli, ndërsa Spahiu në zonën e Fano. Megjithatë, më komplekse ishte gjuetia për Emilian Bicin, i cili u gjet në zonë duke drejtuar një makinë të vjedhur.

Më pas doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje dhe ndoshta i kishin kërkuar bashkatdhetarit të tyre strehim në zonë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI