Flash

Video/ Gjesti i shëmtuar i CR7 ndaj Çekisë: Portugalia fitoi ndeshjen, Ronaldo humbi imazhin

Lapsi.al 19 June 2024
Video/ Gjesti i shëmtuar i CR7 ndaj Çekisë: Portugalia fitoi
Cristiano Ronaldo është ende në qendër të vëmendjes, edhe pse me 39 vitet e tij tashmë në fund të një karriere brilante. Por këtë herë portugezi është në ciklonin e kritikave për një gjest të shëmtuar ndaj portierit të Çekisë, në ndeshjen hapëse të Portugalisë së tij në Euro 2024. Cristiano Ronaldo dhe Portugalia vuajtën shumë në debutimin kundër Republikës Çeke, duke marrë fitoren vetëm në kohën shtesë. Ndoshta për shkak se dy minuta para golit të fitores të shënuar nga Conceiçao, luzitanëve iu anulua një gol, për pozicion jashtë loje pikërisht të CR7. E kështu, pas golit në shtesë që i dhuroi fitoren në debutim teknikut Martinez, Ronaldo bëri një veprim antisportiv kundër portierit Jindricc Stanek. Sulmuesi i Al Nassr i drejtoi dorën e mbledhur grusht para fytyrës së portierit që ishte dëshpëruar për pësimin e golit. E shëmtuar për një lojtar të madhështisë së CR7. Lexo më tej: Video/ Euro 2024, Portugalia kalon 2-1 me përmbysje Çekinë: CR7 i anulohet golit, e zgjidh Conceiçao në shtesë Askujt nuk i ka pëlqyer ky gjest i tij, që ka ngjallur polemika në rrjetet sociale. Kapiteni i Portugalisë është shënjestruar nga përdoruesit që e kanë masakruar me fjalë si "mburraves", "pa klas", madje duke sjellë në vëmendje se nëse gjesti do të bëhej nga portieri i Argjentinës Emi Martinez do të quhej joprofesional, ndërsa kur e bën Cristiano Ronaldo quhet pasion.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI