Flash

Video/ Musiala e Gundogan dërgojnë Gjermaninë në 1/8 mes polemikave: Hungaria gati jashtë

Lapsi.al 19 June 2024
Video/ Musiala e Gundogan dërgojnë Gjermaninë në 1/8 mes

Gjermania mposhti 2-0 Hungarinë në ndeshjen e dytë të grupit A, të Euro 2024, duke u kualifikuar në fazën e 1/8. Në MHPArena në Shtutgart, të besuarit e trajnerit Nagelsmann u konfirmuan si të pamposhtur pavarësisht disa vështirësive, me një gol në secilën pjesë që largoi frikën. Në minutën e 22’ Musiala kaloi në epërsi vendasit mes protestave të hungarezëve. Pretendohet një shtyrje ndaj Orban, e pa thërritur nga VAR. Në pjesën e dytë kapiteni Gundogan (67') shënoi golin e dytë, që fundosi magjarët që janë me një këmbë e gjysmë jashtë kampionatit evropian. Për Gjermaninë kalimi në fazën me eliminim direkt është punë e përfunduar, ndeshja e fundit vetëm do të tregojë cilin pozicion do të ketë (kundër Zvicrës), me gjermanët që kanë pikë të plota dhe kryesojnë grupin.

Lexo më tej: Gjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: "E këndova himnin në barrelë"

Gjermania e Julian Nagelsmann shënoi dy gola kundër Hungarisë dhe kaloi në 16 më të mirat e kontinentit. Teksa presin të përcaktojnë se kush do të jetë i pari në grup - në orën 21:00 do të luhet ndeshja Zvicër-Skoci - gjermanët hoqën qafe të besuarit e Marco Rossi me një rezultat të pastër 2-0. Musiala shënoi në pjesën e parë ('22), në golin e dytë në Kampionatin Evropian, dhe Gundogan shënoi në pjesën e dytë ('67). Një ndeshje thuajse pa histori, përveç një goditjeje me kokë të Barnabas Varga në pjesën e dytë që bëri të dridhej Neuer. Për pjesën tjetër, "Mannschaft" vuajti pak. Në ndeshjen e fundit të grupit, më 23 qershor në Frankfurt, do të përballen me Zvicrën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI