Flash

VIDEO/ Ngacmoi turistet gjermane në Instagram, pezullohet polici rrugor në Lezhë

Lapsi.al 19 June 2024
VIDEO/ Ngacmoi turistet gjermane në Instagram, pezullohet polici rrugor

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra një punonjës policie për shkak të sjelljes jo profesionale gjatë kryerjes së detyrës.

Inspektori, Rogert Xhetani, pasi ka ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë disa vajza, turiste gjermane, për qarkullim me të meta teknike pamore, ka vazhduar duke biseduar me to.

Shiko VIDEON

Ai i ka kërkuar drejtueses së mjetit Instagramin. Pasi janë bërë miq, i ka kërkuar gjithashtu të bëjnë një selfie dhe ta postojnë në Instagram, duke e etiketuar.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, ka vepruar konform ligjit, konkretisht:

Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. Ë., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. Ë. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që hasin, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm dhe profesional.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI